Rrëzohet nga kati i tretë në vendpunishte, përfundon në QKUK
Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në Prishtinë. Rasti është cilësuar ‘punime ndërtimore të kundërligjshme’.
Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa pronari i kompanisë, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë 17.06.2022 – 10:45. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në të cilën ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor QKUK. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i kompanisë dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

