Rrëzohet nga muri dhe vdes

Një person në Prishtinë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga muri derisa ishte duke e pastruar oborrin.

Rasti po hetohet nga policia.

Prishtinë 19.10.2022 – 14:30. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga muri në lartësi prej 4 metrave, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).