Rrëzohet nga traktori dhe vdes nga lëndimet

Një person në Podujevë ka rënë nga traktori derisa po punonte në arë dhe ka ndërruar jetë nga lëndimet.

Rasti është cilësuar ‘mosevitim i rrezikut’

Podujevë 09.10.2022 – 11:33. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi dyshohet se ka rënë nga traktori në fushë-arë punuese. Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).