Rrihen mes vete kunatat, intervenon policia

Në Rahovec, kunatat rrihen mes vete. Policia e Kosovës ka njoftuar se kunata e ka sulmuar kunatën, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur në Rahovec dhe e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë.

“Rahovec  11.11.2020 16:30. E dyshuara f/k (me të meta psikike) ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën f/k duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh./Mediafokus.info/