Rriten çmimet e karburanteve, nafta nuk do të jetë më 1 euro e 1 cent
Nga mesnata e sotme, çmimet e karburanteve do të jenë më të larta. Komisioni Rregullator i Energjisë sot do të marrë një vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës që do të vlejnë nga mesnata.
Javën e kaluar, çmimi i karburanteve në Maqedonibnë e Veriut, u rrit përsëri, benzina dhe vaji ekstra i lehtë u rritën me 1 denar dhe nafta me gjysmë denari.
Çmimet aktuale të karburanteve janë këto: EUROSUPER BS-95 – 69,50 denarë për litër (1.13 euro), EUROSUPER BS-98 – 71.50 denarë për litër (1.16 euro), EURODIZEL (DE V) – 62,00 denarë për litër (1.01 euro)
Në 14 muajt e fundit, çmimi i derivateve të naftës është ngritur dukshëm, benzina është rritur për 21.5 denarë, ndërsa nafta me 17 denarë.