Rriten pagat e mësuesve dhe mjekëve
Mësuesit dhe mjekët do të marrin paga më të mëdha për 6 për qind nga korriku 2022. Rritja është paraparë edhe në projekt-buxhetin e vitit 2022.
“Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike me 2 herë. Edhe për gratë e trafikuara do të ketë një rritje me tre herë të masës ekonomike që jepet nga ky program”, deklaroi ministrja Ogerta Manastirliu.
Të njëjtin njoftim e dha edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke thënë se paga do u rritet me 6% edhe mësuesve dhe punonjësve psiko-socialë: “Rriten pagat e mësuesve vitin e ardhshëm me 6%. Për herë të parë në këto vitet e fundit, pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psiko-socialë në shkolla”.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se buxheti i vitit të ardhshëm parashikon rritjen e pagave deri në 150% për të gjithë ata punonjës që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit.

