Rritet kompensimi nga qeveria për gratë lehona në 319 euro në muaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për përcaktimin e pagës mesatare me qëllim të kompensimit të pushimit të lehonisë.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se me ligjin e punës parashihet që për gjashtë muajt e parë, lehonat të marrin 70% të pagës dhe pastaj, për tre muaj të tjerë nënat lehona do të marrin nga 319 euro nga qeveria.

Pra, 319 euro do t`i marrë çdo grua nga qeveria për tre muaj, pas gjashtë të parëve nga punëdhënësi, tha ai.