Rritet niveli i ujit në lumin e fshatit Livoë i Poshtëm (Video)
Niveli i ujit në lumin e fshatit Livoç i Poshtëm është rritur tej mase dhe ekziston rreziku për vërshime.
Faqja “Livoçi, vendlindja ime” ka publikuar edhe pamje të lumit, i cili e përshkon fshatin, ku shihet se sa është rritur niveli i ujit.
Nga banorët është kërkuar të kenë kujdes dhe t`i marrin masat mbrojtëse.
“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, niveli i ujit në lumë është në rritje dhe ekziston rrezik nga vërshimet. Ju lusim të tregoni kujdes të shtuar, të shmangni afrimin pranë lumit dhe të merrni masat e nevojshme për mbrojtjen e familjeve dhe pronave tuaja” – thuhet në njoftim, i cili shoqërohet me këtë video./Mediafokus

