Rritet numri i pacientëve me COVID në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen e pacientëve me COVID dhe postCOVID në spitale.

Sipas ShSKUK-së, gjithsej janë 196 pacientë të hospitalizuar që janë me coronavirus.

Më së shumti pacientë ka në spitalin e Gjakovës dhe Mitrovicës, ku janë nga 20 pacientë duke u trajtuar.

Ndërsa në Klinikën Infektive në QKUK janë 78 pacientë.