Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, këto janë rastet sipas komunave

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

Në total numri i rasteve aktive është 1.321.

Rastet sipas komunave:

Prishtinë – 56
Ferizaj – 28
Fushë Kosovë – 27
Gjilan – 21
Podujevë – 19
Gjakovë – 16
Pejë – 14
Rahovec – 14
Viti – 13
Prizren – 11
Kamenicë – 7
Lipjan – 7
Gllogoc – 6
Vushtrri – 6
Mitrovicë – 5
Obiliq – 4
Shtime – 4
Kllokot – 2
Istog – 2
Kaçanik – 2
Dragash – 1
Klinë – 1
Suharekë – 1
Zubin Potok – 1
Shtërpcë – 1
Novobërdë – 1
Malishevë – 1