Rritet numri i të infektuarve me Covid, nuk ka të vdekur

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me Covid, ndërsa të vdekur nuk ka.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.

Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.

Në total numri i rasteve aktive është 161.