Rritet për 30 për qind fatura e mbeturinave në Gjilan

Kompania rajonale për grumbullimin e mbeturinave në Gjilan ka ngritur faturën për amvisnitë për 30 për qind, shkruan Mediafokus.info

Kësisoj, fatura e janarit, qytetarëve u ka shkuar me 6.5 euro nga 5 euro sa ishte më parë.

Rritja është bërë jashtë harmonizimit me rregulloren komunale për shërbime publike, që rregullon edhe tarifën për grumbullimin dhe mbajtjen e mbeturinave.

Sipas rregullores aktuale, tarifa mujore për bartjen e mbeturinave është 5 euro, duke llogaritur edhe TVSH-në, ose 4.63 pa TVSH.

Rritja e çmimit, sado e arsyeshme qoftë, do ta rëndojë edhe më shumë xhepin e qytetarëve në këtë kohë të krizës ekonomike dhe sociale.

Kompania Ecohigjiena vepron në partneritet publiko-privat./Mediafokus.info