Rritet sërish numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona të infektuar me covid kanë humbur jetën në Shqipëri, duke e çuar në 2 378 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot u regjistrua 1 i vdekur më shumë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.

Numri i të infektuarve ka regjistruar sërish rënie. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë, ndërsa dje u regjistruan 139 të infektuar.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.”

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.