Rritja ekonomike në vitin 2021 ishte 9.9 përqind, remitencat arritën mbi 1 miliard euro
Guvernatori i Fehmi Mehmeti tha se megjithë problemet rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2021 ishte 9,9 përqiqnd, kurse remitencat arritën në 1.14 miliard euro.
“Edhe ditët e fundit problemet që janë shfaqur me fillimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, BQK-ja po punon që të kemi ruajtje të stabilitetit financiar në vend. “BQK gjithherë është në shërbim të qytetarëve të Kosovës; ne gjithherë jemi gati kur është nevoja të veprojmë”, deklaroi ai. Duke pas parasysh situatën e tanishme të krijuar, BQK-ja është duke monitoruar për së afërmi zhvillimet e fundit ekonomike në botë, dhe në rast nevoje, në bashkëpunim me institucione të ndryshme ndërkombëtare, përmes takimeve të shumta që i kemi, do ndërmerren veprimet në kohën adekuate”, tha ai.

