Rritje mbi 40% e faturës së ujit dhe afro 60% e kanalizimit, ja çmimet për komuna veç e veç
E si duket rritja e çmimeve në Kosovë pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike nuk po ka të ndalur.
Sa është rritja e këtyre shërbimeve në Prishtinë?
Vetëm tarifa e ujit të pijshëm rritet nga 0.45 €/m³ në 0.6345 €/m³ (+41%), ndërsa tarifa e kanalizimit nga 0.08 €/m³ në 0.1279 €/m³ (+60%).
Nëse një familje ka paguar: 10 € për ujë në 2025 → do të paguajë ~14.10 € në 2026.
Kjo tregon qartë barrën e re financiare që i pret qytetarët nga 1 janari 2026, shkruan Gazeta Infokus.
Prizren: Rritje 40% e çmimit të ujit dhe 27% kanalizimi.
Sipas tarifave zyrtare, çmimi i ujit dhe kanalizimit për konsumatorët shtëpiakë në Prizren ka shënuar rritje të ndjeshme nga viti 2025 në 2026.
Sipas ARRU-së uji është shtrenjtuar për 42% ndërsa kanalizimi është shtrenjtuar për 27%
Nëse një familje ka paguar 10 euro për ujë në vitin 2025, në vitin 2026 për të njëjtën sasi do të paguajë rreth 14.20 euro.
Ndërsa nëse ka paguar 10 euro për kanalizim, tani do të paguajë rreth 12.74 euro.
Kjo rritje do të reflektohet drejtpërdrejt në faturat mujore të qytetarëve gjatë vitit 2026.
Sa është rritja në Pejë?
Sipas vendimit të ARRU-së tarifat për konsumatorët shtëpiakë në Pejë janë rritur në vitin 2026 krahasuar me 2025.
Tarifa e ujit të pijshëm ka kaluar nga 0.28 €/m³ (2025) në 0.3949 €/m³ (2026), që është rritje rreth 41%.
Ndërsa tarifa e kanalizimit është rritur nga 0.15 €/m³ në 0.1558 €/m³, ose rreth 3.9%.
Në total, për ujë + kanalizim, çmimi për 1 m³ rritet nga 0.43 €/m³ (2025) në 0.5507 €/m³ (2026) – pra rritje rreth 28%.
Po ashtu, tarifa fikse mujore për shtëpiak (zakonisht 15mm/20mm) kalon nga 1 € / muaj (2025) në 1.304 € / muaj (2026), rreth 30% më shumë.
Nëse një familje ka paguar 10 € vetëm për ujë në 2025, në 2026 do të paguajë rreth 14.10 € (për të njëjtën sasi).
Rritje prej 36% në Mitrovicë
Tarifat për konsumatorët shtëpiakë në Mitrovicë kanë shënuar rritje të ndjeshme nga viti 2025 në vitin 2026.
Sipas tabelave zyrtare, tarifa e ujit të pijshëm është rritur nga 0.39 €/m³ (2025) në 0.5324 €/m³ (2026), që përbën një rritje prej rreth 36.5%.
Ndërkohë, tarifa e kanalizimit është rritur nga 0.10 €/m³ në 0.1354 €/m³, ose rreth 35.4%.
Nëse një familje në vitin 2025 ka paguar 10 euro për ujë dhe kanalizim, në vitin 2026 për të njëjtën sasi do të paguajë rreth 13.63 euro.
Kjo është rritja në Gjakovë
Tarifat për konsumatorët shtëpiakë në Gjakovë kanë pësuar rritje të ndjeshme nga viti 2025 në vitin 2026.
Sipas të dhënave zyrtare, tarifa e ujit të pijshëm është rritur nga 0.39 €/m³ (2025) në 0.5219 €/m³ (2026), që përbën një rritje prej rreth 33.8%.
Ndërsa tarifa e kanalizimit është rritur nga 0.15 €/m³ në 0.1843 €/m³, ose rreth 22.9%.
Në total, çmimi për ujë dhe kanalizim ka kaluar nga 0.54 €/m³ në 0.7062 €/m³, që nënkupton një rritje rreth 30.8% për familjet.
Nëse një familje në vitin 2025 ka paguar 10 euro për ujë dhe kanalizim, në vitin 2026 për të njëjtën sasi do të paguajë rreth 13.08 euro.
Kjo do të thotë 3.08 euro më shumë për çdo 10 euro faturë krahasuar me vitin e kaluar.
Rritja e çmimit në Komunën e Ferizajt
Edhe qytetarët e Ferizajt do të përballen me rritje të çmimit të ujit nga viti 2026.
Sipas tarifave zyrtare, çmimi i ujit për familjet është rritur nga 0.39 € për metër kub në vitin 2025 në 0.5345 € në vitin 2026, ndërsa kanalizimi nga 0.11 € në 0.1345 €.
Kjo do të thotë se uji dhe kanalizimi së bashku kanë kaluar nga 0.50 € në 0.669 € për metër kub, një rritje prej rreth 34%.
Nëse një familje në vitin 2025 ka paguar 10 euro për ujë dhe kanalizim, në vitin 2026 do të paguajë rreth 13.40 euro për të njëjtën sasi uji.
Edhe Gjilani me rritje të faturës nga ky muaj
Qytetarët e Gjilanit do të përballen po ashtu me çmim më të shtrenjtë për ujin në faturën e këtij muaji për vitin 2036.
Sipas tarifave të reja, çmimi i ujit për familjet është rritur nga 0.39 € për metër kub në vitin 2025 në 0.5463 € në vitin 2026, ndërsa kanalizimi nga 0.12 € në 0.1463 €.
Në total, çmimi për ujë dhe kanalizim së bashku ka kaluar nga 0.51 € në 0.6926 € për metër kub, që nënkupton një rritje prej rreth 35.8%.
Nëse një familje në vitin 2025 ka paguar 10 euro për ujë dhe kanalizim, në vitin 2026 do të paguajë rreth 13.60 euro për të njëjtën sasi uji./Gazeta Infokus


