‘Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro’ – protestojnë punëtorët
Sindikatat e sektorit privat po protestojnë para Qeverisë së Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Përfaqësuesit e sektorit privat dhe sindikatat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të Drejtat Tona”, “Kërkojmë rritjen e pagave” etj.
Siç dihet, sektori privat nuk i paguan punëtorët dhe në të shumtën e rasteve nuk i respekton të drejtat e tyre.
