Rrogat e shkurtit dalin sipas Ligjit të ri
Kuvendi i Kosovës i ka thënë përfundimisht ‘Po’ koeficientit prej 105 eurosh për Pagat në Sektorin Publik në Ligjin e Pagave.
Me 63 vota për, kanë kaluar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin e Buxhetit për Vitin 2023.
Ky Ligj u votua në formë të përshpejtuar.
Votimit i parapriu një debat i ashpër.
Opozita kërkoi që koeficienti mos të jetë nën 125 euro.
Kësisoj, pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të Ri të Pagave.
Rreth 83 mijë punonjës në sektorin publik marrin pagë nga buxheti i shtetit.

