Rrokulliset me traktor, lëndohet vozitësi

Në fshatin Surdull të Komunës së Podujevës një qytetar derisa sa ka qenë duke lëvizur me traktor është rrokullisur dhe për pasojë është lënduar një person.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 15:10, në fshatin Surdull të Podujevës, raportohet se një traktor është rrokullisur dhe një person mashkull kosovar ka marr lëndime trupore, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se Policia me njësitet kompetente ka dalë në vendngjarje, përderisa personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.