Rrokulliset traktori, vdes drejtuesi i tij

Një person ka vdekur aksidentalisht, si pasojë e rrokullisjes së traktorit, njofton policia e Kosovës. 

“Leposaviq, 02.09.2021 – 15:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë vozitjes së traktorit, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasoje ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.