Rrokulliset traktori, vdes drejtuesi i tij

Një person në Suharekë ka vdekur nga lëndimet pas rrokullisjes me traktor.

Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, teksa policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.

“Suharekë  18.09.2023 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim (foto ilustrim)