Rrokulliset vetura në autostradën ‘A. Xhaferi’, humb jetën vozistësja

Një grua e ka humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën ‘Arber Xhaferi’ pasi vetura është rrokullisur me veturë.

Vozitësja ka ndërruar jetë nga plagët në QKUK, njofton policia në raportin 24 orësh.

Autostrada “Arben Xhaferi”, KM 29 Ferizaj – Prishtinë (NN) 04.03.2022 – 13:15. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.