Rron Gjinovci “nervozohet” me ambasadorin Hovenier: A po mendoni se hajmë bari a?
Pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, dënoi veprimet e autoriteteve kosovare, që hynë në objektet e komunave veriore, ka reaguar aktivisti proqeveritar, Rron Gjinovci.
Gjinovci pyet se ku pati dhunë nga policia, ndërsa thotë se bandat në veri ishin ato nga të cilat pati dhunë.
“Këta ambasadorët amerikanë mendojnë diqysh që na edhe nuk shohim edhe që hajmë bari. Ku ke dhuna e policisë a mundet me na kallxu? Pat dhunë të bandave që policia në mënyrë profesionale e shpartalloi në 3 komuna për 3 orë”, ka shkruar Gjinovci.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.
Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.

