Rrotullohet një veturë në magjistralen Prishtinë – Gjilan
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Slivovë, përkatësisht në magjistralen Prishtinë – Gjilan, shkruan Gazeta Express.
Në një video të dërguar nga një lexues shihet një veturë e cila është rrotulluar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë Gjilan (fshati Slivovë), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy veturave dhe nje automjeti transportues. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Ahmeti.

