Rruga e Krythës do të rindërtohet pas 70 vitesh

Pas gati shtatë dekadave do të rindërtohet rruga e Krythës, si nevojë për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë.

Një nga prioritetet e qeverisjes lokale në Tivar është rikonstruktimi i rrugës për në Mërrkot dhe Krythë, e cila pastaj vazhdon për në Shqipëri.

Pritet që rikonstruktimi i këtij aksi rrugor, i cili u ndërtua para gati shtatë dekadash, të jetë pjesë e buxhetit kapital të shtetit për vitin e ardhshëm.

Rruga rajonale nga Tivari deri në Krythë është e gjatë afër 14 kilometër, me 10,5 kilometër në territorin e Tivarit dhe pjesa e mbetur në territorin e Komunës së Ulqinit, shkruajnë mediat e atjeshme.