Rrugët e shkelura dhe të pa shkelura të vendlindjes
Asllan Hisen Grabovci
Rrugët e shkelura dikur, tani janë të pa kaluara për mua. Ato tash ekzistojnë veç në ëndrra, në mendje dhe në kujtesën time.
Kur isha i ri, nuk leja rrugë pa kapërcyer dhe nuk kishte pengesë për mua.
Kaloja kodra, përrenj, male e shpate hiq pa e ndie.
A thua, ato rrugë që i kam kaluar, janë ende, siç jam unë duke menduar, a thua se ato kanë ndryshuar, sikur unë tash që kam ndryshuar.
A thua ato rrugë janë mbushur me ferra dhe handrak dhe tani nuk i viziton askush dhe kjo po ndodhë në çdo fshat.
Këto rrugë që i kam kaluar dikur, për mua kanë vdekur tashmë sepse unë nëpër ato rrugë nuk mund të kthehem si dikur, por veç se i mendoj.
Ndoshta vjen një ditë dhe dikush do t`i përmirësojë ato rrugë, të cilat shumë njerëz para nesh i kanë kaluar.
Rrugët e vjetra janë shkatërruar, por nga mendja ime nuk janë harruar.
Të parët tanë i kanë ecur dhe i kanë lënë një ditë. Kështu do të ndodhë edhe me ne, edhe me të tjerët që do të vijnë pas nesh.
Mos i harroni ato vende ku kanë jetuar të parët tanë.
Po të mundja, ato rrugë do t`i kisha shkelur edhe njëherë. Sa më tërheq ai vend.
Ky është një rrëfim i rrugëve të shkelura dhe të pa shkelura, që dikur i kemi kaluar, ndërsa tani duhet vetëm t`i mendojnë dhe ëndërrojmë. /Mediafokus.info

