Rrusta e PSD-së: Osmani është presidente monoetnike, nuk dëgjoi kurrë brengat e serbëve dhe romëve të Kosovës
Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është “presidente monoetnike”.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Rrusta ka thënë se Osmani nuk ka dëgjuar brengat e serbëve dhe romëve të Kosovës.
“Ajo nuk e përdori autoritetin për me e realizu detyrën që ka. Ajo plogështoi fuqinë që ka për taktikat e kryeministrit. Këto veprime janë edhe keqpërdorim i pozitës. Sa e sa obstruksioni politik qe preku vetëm serbët direkt, e presidenca e Kosovës mbajti gojën kyçur” – ka thënë tutje ajo.
Rrusta, në fund ka shkruar se me Asociacionin në ardhje, Osmani do t’i shërbejë vetëm qytetarëve të mbetur “jashtë kufirit të autonomisë”.
Postimi i plote:
Znj. Presidente e Kosovës është presidente monoetnike. Ajo kurrë nuk ua degjoi e trajtoi brengat e pengesat serbëve e romëve të Kosovës. Ajo nuk e përdori autoritetin për me e realizu detyrën që ka. Ajo plogështoi fuqinë që ka për taktikat e kryeministrit. Këto veprime janë edhe keqpërdorim i pozitës. Sa e sa obstruksioni politik qe preku vetëm serbët direkt, e presidenca e Kosovës mbajti gojën kyçur. Me Asociacionin në ardhje ajo përfundimisht do t’i shërbejë vetëm pjesë së mbetur të qytetarëve jashta kufirit të autonomisë.

