Rryma mbyt një të mitur në banesën e tij

Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike,  raporton abcnews.al

Sipas informacionit të policisë, 14-vjeçari E.A ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka ndërruar jetën.

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.