RTK suspendon gazetarin Azdren Agushi, ky është reagimi i tij

Gazetari Asdren Agushi nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është suspenduar nga puna në Radiotelevizionin e Kosovës. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se është kritik ndaj pushtetit.

Agushi ka thënë se e ka detyrë të jetë kritik ndaj pushtetit dhe këtë e ka bërë me të gjitha pushtetet. Ai ka thënë se nuk mund të bëhet servil dhe se i shërben profesionit.

Ai ka thënë se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe do ta fitojë këtë betejë pasi beson në drejtësi.

Ky është postimi i tij:

Dje jam suspendu nga puna si gazetar-korrespodent nga RTK pas 7 vjet pune ne kete institucion. Arsyetimi per suspendim vetem arsyetim nuk eshte! Pse jam kritik ndaj pushtetit, mendoj se e kam detyre si gazetar me qene kritik ndaj secilit pushtet.

I tille kam qene me te gjitha pushtetet! Tana muj me i pas vetem servil s’muj me qene kurre, sepse edukaten familjare e kam ashtu! I sherbej profesionit si profesionist, kurre s’i nenshtrohem t’keqes! Nese i kam penguar pushtetit aspak s’me vjen keq, por le ta mbajne ne ndergjegjen e tyne ata qe po persekutojne gazetare e secilin qe s’mendon si ta.

Une s’kam me u ndal se s’eshte ne natyren tem me u ndal! Do t’i ndjek tana rruget ligjore dhe do ta fitoje edhe kete beteje! Besoj shume qe ne kete vend ka drejtesi dhe qe nuk eshte e nenshtrume!

Demokracia eshte ndertu ne kete vend dhe s’ka fuqi qe mundet me prish! Shihemi ne proceset e ardhshme! Une si fitues, sigurisht.