Rugovën deshën ta ekzekutojnë pse refuzoi të përulet para bustit të Enver Hoxhës
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë kur ka thënë se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Bëhet fjalë për vizitën e parë që lideri historik i Kosovës zhvilloi në Tiranë.
“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugova dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosë lule tek varri i Enver hoxhës. U paraqit para shqiptarëve sikur mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai në T7.

