Rusët pushtojnë centralin bërthamor Çernobil
Forcat e armatosura ruse me sa duket tashmë kanë marrë nën kontroll ish-centralin bërthamor të Çernobilit, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters.
Ajo citon Mykhailo Podolyak, një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor është i sigurt pas sulmit krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”, citohet të ketë thënë ai.
Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot.
Presidemti ukrainas, Zelensky, postoi në Twitter pasdite se forcat pushtuese ruse do të përpiqeshin të kapnin termocentralin bërthamor. Kryeqyteti ukrainas i Kievit është më pak se 70 kilometra larg.


 
 
						 
						