Rusia lëshon urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës
Rusia ka lëshuar urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it.
Ky lajm është bërë me dij “Koha”. Urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u arrestua një shtetas rus.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë lista e të kërkuarve nga shtetit rus është rritur ndjeshëm. Tashmë kjo listë ka shkuar në 100 mijë të kërkuar.
Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

