Rusia nuk respekton armëpushimin për evakuimin e banorëve
Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus, ndërsa Moska sot shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha.
Por duket se ky vendim nuk po respektohet. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Mariupolit evakuimi është shtyrë sepse bombardimet ruse vijojnë ende. Serhiy Orlov tha se ka bombardime të vazhdueshme në Mariupol.
Por sipas Rusisë, kjo nuk është e vërtetë, dhe se janë “nacionalistët” ukrainas që penguan evakuimin e civilëve.

