Rusia planifikon të dëpërtojë edhe në Moldavi

Mediat e huaja raportojnë se ushtria ruse po vazhdon të përparojë në disa fronte.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Rusia ndër të tjera po planifikon një korridor për në rajonin separatist të Transnistrisë në Republikën e Moldavisë.

Por objektivi kryesor i sulmit rus është në radhë të parë kryeqendra e Ukrainës ku planifikohet rrëzimi i qeverisë.