Rusia po përgatitet për konfrontim ushtarak me Perëndimin, thotë Estonia

Rusia e ka vendosur emrin e kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në ‘listën e kërkimit’. Kështu raporton The Guardian, duke iu referuar një zyrtari që ka treguar listën me emrat e kërkuar nga Rusia, derisa po rriten tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë lidhur me Ukrainën.

Emri i kryeministres estoneze Kallas, është në regjistrin e emrave të ministrisë së brendshme ruse, që kërkohen për ‘akte kriminale’.

‘Nuk specifikohet se për çfarë akuzash kriminale është i lidhur emri i Kallas’, raporton Associated Press.

Kallas është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në përballjen e saj me Rusinë.

Ndërkohë, Shërbimi Inteligjent ushtarak i Estonisë, paralajmëron se ‘Rusia po përgatitet për konfrontim ushtarak me Perëndimin’.

Kohëve të fundit, shumë zyrtarë perëndimorë kanë paralajmëruar kërcënimin ushtarak që vjen nga Rusia për vendet anëtare të NATO-së, duke i bërë thirrje Evropës ‘që të përgatitet’./Periskopi/