Rutte: Prania e NATO-s është dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për siguri në gjithë Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar rëndësinë e pranisë së NATO-s në Kosovë si një dëshmi e qartë e angazhimit të aleancës për sigurinë e qëndrueshme dhe stabilitetin rajonal, në një postim në platformën X pas vizitës së tij në Kosovë.

“Prania e NATO-s është një dëshmi konkrete e përkushtimit tonë të palëkundur për një siguri të qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, tha Shefi i NATO-s mes tjerash në X.

Gjatë vizitës, Rutte u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti, me të cilët diskutoi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.