Sa bashkatdhetarë nga Zvicra e kaluan fundjavën në Gjlan?

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se numri i të infektuarve me COVID-19 në këtë komunë ka rënë në 61, raporton Mediafokus.info.

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Haziri ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve nga Zvicra e kaluan fundjavën në Gjilan.

“Bie në 61 numri i rasteve aktive me #COVID19 në Gjilan. Masat e reja janë adaptuar dhe po zbatohen mirë. Është shtuar kujdesi në sistemin shkollor, sikurse edhe rritja e kujdesit qytetar, pas heqjes së kufizimit të lirisë së qarkullimit, hapjes së bibliotekave, teatrit, pishinave, shkollave të sportit dhe institucioneve të tjera…Shumë bashkatdhetarë nga Zvicra e kaluan fundjavën në Gjilan, që mbetet lajmi më i mirë këtë kavë që e lamë pas!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/