Sa % e gjilanasve janë vaksinuar kundër COVID-19?

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 25 raste aktive me COVID-19, ka bërë të ditur kryetari Lutfi Haziri, njofton komuna, transmeton Mediafokus.info.

Ndërkohë, Haziri ka bërë të ditur se numri i qytetarëve të cilët janë vaksinuar deri më sot është 17697.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër këtij virusi.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22098 testime, 6554 kanë rezultuar pozitivë, 6382 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 17 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq 15 mostra janë në pritje për rezultat.

Përkthyer në përqindje marrë parasysh numrin e banorëve sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, i bie që mbi 20 për qind e gjilanasve janë vaksinuar./mediafokus.info/