‘Sa e keqe je, si burrë’, Sara Hoxha i kthehet ndjekësit

Partnerja bukuroshe e Ledri Vulës, Sara Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo realizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit, ashtu siç ka bërë dhe së fundmi.

Një ndër ta i ka bërë një koment negativ, mirëpo Sara e ka marrë me shumë sportivitet.

“Sa e keqe je o Zot, si burrë”, i ka shkruar ai/ajo.

Sara ka publikuar një foto të saj, shoqëruar një mesazh për ndjekësin në fjalë.

“Ai që shan, shan veten”, ka replikuar ajo.

Kujtojmë se Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë në muajin dhjetor të vitit 2020, me ardhjen në jetë të vogëlushes Poem Blu.