Sa muaj mund të marrin pagë deputetët pas përfundimit të mandatit

Në funksion të sqarimit të publikut lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, Kuvendi i Kosovës sqaron çështjen e pagesës së tyre edhe pas përfundimit të mandatit.

Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj.

Ndërsa kur deputeti jep doreheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj, thuhet në sqarimin nga Kuvendi.