Sa përqind nga paga do të shkojnë në Fondin për Sigurime Shëndetësore?
7% do të jetë shuma e të ardhurave që do të shkojnë për Fondin e Sigurimit Shëndetësor.
Kjo vlerë do të ndahet mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, nga 3.5% secili, raporton express.
Kështu njoftoi dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi Qeveria miratoi projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor.
“Kostoja shtesë për qytetarët do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti për shëndetësi.
Ministri pranoi se ka pasur vonesa për këtë projektligj, por tha se kjo ka ndodhur për të marrë parasysh çdo këshillë, kritikë e sugjerim që kanë dhënë qytetarët e sidomos ata që merren me shëndetësi.
Një nga kriteret kryesore, parakusht për funksionalizimin e plotë të sigurimeve shëndetësore është edhe Sistemi Informativ Shëndetësor, i cili po ashtu nuk është funksionalizuar ende.
Vitia tha se kanë nënshkruar marrëveshjen me Bankën Botërore për financimin e planit të veprimit, pas përfundimit të studimit të fizibilitetit për SISh-in.
Kjo marrëveshje duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

