Sali Hasani vjen me librin “Joga dhe Sporti”

Më 4 shtator në ora 14 në bibliotekën “Fan Noli” në Gjilan promovohet libri “Joga dhe Sporti ” i autorit Salih Hasani.

Autori është një ndër sportistët e parë dhe të rrallë që gjithë jetën ia kushtoi sportit konkretisht karatesë duke kombinuar në mënyrë të përkryer Jogën e famshme.

Askush s’e vë në dyshim rëndësinë e sportit në shëndetin fizik. Ndikimi i tij në të ndihet dhe perceptohet në mënyrë direkte.

Shpeshherë, pas një siluete elegante dhe të lidhur, në nënvetëdijen tonë pranojmë se kjo është më tepër se sa një dhuratë e gjenetikës, dhe pas saj fshihet dedikim dhe disiplinë.

Gjithsesi, ia vlen të përmendet dhe nuk duhet anashkaluar që sporti është i domosdoshëm jo vetëm për trupin por edhe për mendjen.

Një nga benefitet kryesore të sportit në shëndetin mendor është sepse rrit prodhimin e endorfinave, që ndryshe quhen “hormonet e lumturisë”.

Këto substanca kimike natyrale të trupit çlirohen gjatë ushtrimeve fizike dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen shpirtërore dhe në zvogëlimin e niveleve të stresit.

Përveç kësaj, sporti gjithashtu ndihmon në përmirësimin e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.

Praktika e rregullt e aktivitetit fizik mund të përbëjë një sfidë, por kur arrihen objektivat dhe qëllimet personale ndihet një kënaqësi dhe krenari e madhe.

Sporti gjithashtu të ndihmon të heqësh mendjen nga problemet e ditës dhe të qëndrosh i fokusuar.

Kur stërvitemi, e përqendrojmë vëmendjen në atë që po bëjmë duke lënë mënjanë mendimet negative dhe shqetësimet.

Për më shumë siguroni një kopje nga ky xhevahir i rrallë nga autori mbi Jogën dhe sportin. /Sabedin Sherifi