Sami Ahmeti është shembull i ndershmërisë, i dashurisë për njerëzit dhe i përkushtimit ndaj vendit që e do me shpirt
Sami Ahmeti, ish-këshilltar komunal në përbërjen e parë të Kuvendit, i dalë nga zgjedhjet e para, pas luftës dhe tani, po edhe këshilltar aktual, garon për një mandat tjetër. Ai ka qenë dhe është zëri më besnik dhe më përfaqësues i banorëve të Malësisë së Zhegovcit dhe jo vetëm.
Vajza e tij, Dafina i ka dhënë arsyet pse babai i saj meriton një ma ndat tjetër:
Nuk po e shkruaj këtë vetëm pse është babai im dhe unë jam vajza e tij. E shkruaj sepse e njoh më mirë se kushdo tjetër njeriun që për vite të tëra ka jetuar për të tjerët, që ka luftuar për këtë atdhe dhe i ka shërbyer çdo njeriu me përkushtim, ndershmëri e dashuri.
Ju prezantojmë me krenari ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njeriun e punës, të përkushtimit dhe të fjalës Sami Ahmetin.
Sami Ahmeti, i lindur më 26 dhjetor 1967, është një personalitet i njohur për angazhimin e tij të pandërprerë në shërbim të shoqërisë dhe atdheut.
Ai ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Menaxhment, duke ndërtuar mbi këtë bazë një karrierë të qëndrueshme profesionale dhe institucionale.
Gjatë viteve të 90-ta, në kohë të vështira për popullin shqiptar, Sami Ahmeti iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku mori pjesë në aktivitete të shumta shoqërore e kombëtare.
Si student, ai u angazhua në pajtimet e gjaqeve dhe ngatërresave në Malësinë e Zhegocit, duke kontribuar në afrimin e njerëzve dhe forcimin e unitetit kombëtar. Po ashtu, ishte pjesë e Këshillit të Financimit.
Nga fillimi i vitit 1992 deri në vitin 2003, ai ushtroi me përkushtim detyrën e mësimdhënësit në fshatin Zhegoc dhe Verbicë të Zhegocit, duke edukuar breza të tërë me dashuri për dijen dhe atdheun.
Në orët më të rënda për popullin shqiptar, ai iu bashkua radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me familjen e tij. Gjatë viteve të luftës, shtëpia e tij në Zhegoc u kthye në bazë të UÇK-së, duke shërbyer si qendër mjekësore për ushtarët dhe civilët e plagosur nga forcat serbe.
Pas luftës, ai vazhdoi t’i shërbejë vendit me ndershmëri dhe profesionalizëm.
Nga viti 2000 deri në vitin 2002, ishte asamblist në Komunën e Gjilanit nga radhët e LDK-së.
Nga viti 2003 deri në vitin 2019, punoi me përkushtim në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në pozitën e Zyrtarit për Mirëqenie Sociale, ku kontribuoi në përmirësimin e jetës së shumë qytetarëve në nevojë.
Në periudhën 2020–2021, në kohën e pandemisë COVID-19, Sami Ahmeti ishte udhëheqës i Komisionit për Mirëqenie Sociale, duke organizuar me sukses shpërndarjen e pakove ushqimore për mbi 6,000 familje në nevojë në Komunën e Gjilanit një punë humane dhe tepër e vlefshme në një periudhë të vështirë për gjithë qytetarët.
Ndër angazhimet e tij të tjera përfshihen:
Anëtar i Komitetit Komunal për Ri-ndërtime dhe Banim (2000–2007)
Anëtar i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (2007–2016)
Anëtar i Komitetit për Pronë dhe Banim (2016–2021)
Anëtar i Komisionit për Mbledhjen dhe Identifikimin e të Vrave dhe të Plagosurve nga lufta e viteve 1998–1999 në Zonën e Karadakut
Anëtar i Komisionit për Grumbullimin e Dëmeve të Luftës në Zhegoc, prej nga dolën tre vëllime librash me gjetje e dëshmi për dëmet e luftës
Hartues i planit trevjeçar të banimit social në Komunën e Gjilanit
Që nga viti 2019, ai mban pozitën e Shefit të Administratës dhe Financave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit, ku vazhdon të punojë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri.
Rikandidimi i tij në këto zgjedhje është nder për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe krenari për qytetin e Gjilanit, sepse përfaqëson një njeri që ka dhënë shumë për vendin në luftë, në arsim dhe në institucionet publike.
Si vajzë e tij, ndihem thellësisht krenare për çdo hap të jetës së tij.
Krenare për njeriun që nuk e ndalën as vështirësitë, as koha, as sfidat, por që vazhdon çdo ditë të jetë shembull i ndershmërisë, i dashurisë për njerëzit dhe i përkushtimit ndaj vendit që e do me shpirt Kosovës.
Zgjedhja ime është numri 5!
Andaj, të dashur qytetarë, ju ftoj që të mbështesni njeriun e përkushtimit, të punës dhe të vlerave, një njeri që ka jetuar sakrificën dhe dashurinë për atdheun.
Vota për numrin 5 është votë për ndershmëri, përgjegjësi dhe besim.
#Bashkëpërfitore
#SamiAhmeti 5