Sami Ahmeti kurrë nuk ka menduar për vete, ai gjithmonë ka punuar për të mirën e të tjerëve
Sami Ahmeti kandidon për një mandat tjetër në Kuvendin e Gjilanit.
Samiu vjen nga Malesia e Zhegocit. Një atdhetar i dëshmuar, institucionalist e asamblist, ai e ka dëshmuar ndër vite se interesin publik, parimet dhe premtimet e dhëna, nuk i shkel për asnjë çmim.
Samiu ka kontribuar në të gjitha fazat e çlirimit dhe shtetndërtimit të vendit, për më shumë se 35 vite me radhë.
Vajza e tij Dafina e përshkruan kësisoj Sami Ahmetin:
Gjatë gjithë jetës e kam parë si njeri të përkushtuar, të ndershëm dhe gjithmonë pranë njerëzve. Ai kurrë nuk ka menduar vetëm për veten, por gjithmonë ka punuar për të mirën e të tjerëve dhe të qytetit tonë, Gjilanit. Rikandidimi i tij është një dëshmi se ai ende ka energji, vizion dhe dëshirë të punojë për të sjellë zhvillim, drejtësi dhe mundësi të reja për secilin qytetar. Unë e di më mirë se kushdo tjetër sa shumë zemër e shpirt vendos ai në gjithçka që bën. Shpresoj dhe besoj që këtë herë do të arrijë të bëjë edhe më shumë, sepse Gjilani meriton një njeri të tillë të vendosur, të përkushtuar dhe me vizion përtej të sotmes.

