Sami Kurteshi e quan Albin Kurtin kryeministër të papërvojë…

Qeveria e Kosovës po mban mbledhje njëditore në Prevallë, për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës, por media e kanë kritikuar kreun e ekzekutivit, që bashkë me ministrat, po qëndron në një hotel të shtrenjë.

Me ironi, kritikave u është përgjigjur eksponenti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, anëtar i kësaj partie në Komisionin Qendror Zgjedhor.

“Kryeministri i papërvojë nuk ka shkuar në Banjsko të Bullgarisë edhe t’u hipin skijave, edhe të marrin mëditje, edhe shtesa për orar të zgjatur, edhe turizëm ndërkombëtar, edhe…Kjo dëshmon qartë se sa të papërvojë janë në hajni edhe Kryeministri edhe Qeveria. Mozomakeq!”, ka shkruar Kurteshi, në profilin virtual./MediaFokus/