Samsung ndalon shitjet në Rusi

Kompania e njohur Samsung ka bërë të ditur se ka pezulluar dërgesat e produkteve në Rusi, pas pushtimit të Ukrainës.

Firma jug-koreane po i bashkohet kompanive të tjera të mëdha si Apple, Nike dhe IKEA duke ndaluar shitjet dhe shërbimet në Rusi.

Një burim i tha Bloomberg se kjo do të prekë të gjitha produktet e Samsung, nga çipat tek telefonat e avancuar dhe pajisjet elektronike të konsumit.