Sara e Atdheut dëshiron ta bëjë tatuazhin e 23-të
Sara është një nga vajzat më të bukura për momentin në ‘Për`puthen’, formatin televiziv më të ndjekur.
Ajo është përgjigjur në disa prej pyetjeve të publikut, duke treguar më shumë për vetveten, përfshirë edhe ndjesinë për Atdheun, me të cilin shkëmbyen puthje plot pasion.
Publikut i kanë bërë përshtypje edhe tatuazhet që Sara ka në trup dhe planifikon ta bëjë edhe një, pos atyre 22 sa i ka për momentin.
E pyetur nëse ka bërë ndërhyrje plastike, Sara pranoi se e ka bërë hundën.
“Kam 22 tattoo dhe dua të bëj dhe një tjetër se duhet të jenë numër tek. I kam pasion. Operacion plastik kam bërë hundën”, tha ajo.

