“Së pari kemi dhenë e pastaj fenë”

“Së pari kemi dhenë e pastaj fenë”. Profesori i studimeve islame Xhabir Hamiri ka postuar një fotografi me priftin katolik Don Lush Gjergji duke dhënë mesazh se shqiptarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe.

Hamiti ka shkruar se të krishterët dhe myslimanët së pari kanë kombin e pastaj fenë.

“Të krishterë e myslimanë, ne shqiptarët kemi një vatan, një gjuhë e një dhe. Së pari kemi dhenë e pastaj fenë. Ata që na shohin ndryshe e mundohen të ndajnë, janë armiqë të Zotit e të kombit tonë”, ka shkruar ai.

Ky mesazh vjen pasi më një pjesë të aktakuzës së Speciales, ku pretendohet për krimet që kanë kryer krerët e UÇK-së, Specialja ka paraqitur katolikët si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët dhe romët.