Së shpejti në Zvicër përfundon testimi falas për të pavaksinuarit

Zvicra ka kapërcyer pjesën më të vështirë të pandemisë koronavirus, thotë Presidenti i Konfederatës Guy Parmelin.

Këshilltari Federal thotë se respekton njerëzit që nuk duan të vaksinohen kundër Covid-19, por, shton ai, duhet pyetur nëse shumica e popullsisë që është vaksinuar ose planifikon të vaksinohet është gati të pranojë pasojat e pakicës që refuzojnë vaksimin.

Me këtë përshtypje në mendje, Presidenti i Zvicres parashikon se testet, së shpejti nuk do të jenë më falas për njerëzit e pavaksinuar, ndërsa vaksinimi do të jetë falas.

Epidemiologët, si Marcel Salathé dhe Andreas Cerny, kanë bërë thirrje për relaksim ditët e fundit.

Zyra Federale e Shëndetit Publik aktualisht është më e kujdesshme.

Zvicra regjistroi 800 raste shtesë të koronavirusit dje.

Gjatë 14 ditëve të fundit, numri i përgjithshëm i infeksioneve është 9,425, ose 109.03 infeksione të reja për 100,000 banorë. Shkalla e riprodhimit është 1.26, përcjellë njoftimin Tribuna e Gjenevës sot./MLH