Sejdiu: Limaj po largohet nga koalicioni me AAK-në

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka komentuar qëndrimin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë edhe me VV-në për krijimin e institucioneve të reja.

Sejdiu ka bërë me dije se me këtë veprim Limaj ka treguar se po largohet nga koalicioni me AAK-në.

Në emisionin “Rubikon”, Sejdiu ka thënë se Limaj e ka hapur derën për oferta.

Një lexim tjetër është që zoti Limaj po hap derë për këdo që synon të formojë qeveri që tek ai dhe deputetët e Nismës, mund të vijnë me ofertë. Kështu ai po largohet nga Aleanca, dhe me gjasë është deklaruar se jemi dy subjekte politike, rrjedhimisht, vendimmarrjen e kemi të ndarë”, është shprehur Sejdiu.