Sekretet e aziatikeve për të jetuar më gjatë dhe për të qenë në formë

Dr ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

A keni menduar ndonjëherë pse aziatikët janë kaq jetëgjatë? Si e ruajnë ata një pamje rinore dhe një linjë të lakmueshme trupore?

Më pak se 5 për qind e popullsisë së Japonisë, është mbipeshë.

Cilësia e jetës, padyshim se luan një rol themelor në këtë: ushqimi, aktiviteti fizik dhe një mënyrë jetese e shëndetshme, janë baza e kulturës së tyre.

Këto janë 7 sekretet e jetëgjatësisë së popullsisë aziatike:

  • Ata konsumojnë shumë oriz

Orizi përmban substanca të quajtura “phytoceramides”, të cilat ndihmojnë në forcimin e lëkurës.

  • Konsumojnë shumë prodhime deti

Ato janë të shkëlqyera për tretje, optimalizojnë metabolizmin, pastrojnë traktin tretës dhe janë të pasura me proteina, minerale, vitamina dhe fibra si dhe nivele të larta të omega. Ky acid yndyror ndihmon në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, trurit dhe lëkurës si dhe vonon plakjen dhe është një antioksidant i shkëlqyeshëm.

  • Konsumojnë shumë proteina bimore

Proteinat bimore janë shumë më të shëndetshme se ato me origjinë shtazore. Në veçanti, ato që vijnë nga mishi i peshkut nuk përmbajnë yndyrë të ngopur.

  • Konsumojnë shumë çaj jeshil

Sipas disa studimeve shkencore, ky çaj ofron një mori përfitimesh për shëndetin tonë.

  • Shmangin ushqimet e përpunuara

Është e rrallë të shihet një aziatik që ha mish të kuq të përpunuar. Ata kanë tendencë të preferojnë ushqime pa sheqer dhe miell të përpunuar.

  • Konsumojnë sasi të vogla

Racionet e aziatikëve janë të vegjël, ushqimet e rënda shmangen.

  • Ata pinë shumë ujë

Konsumi mesatar i ujit në Japoni është 2.5 litra në ditë./Mediafokus